Transmetuar më 29-07-2019, 21:10

Skënderbeu, pavarësisht dënimit 10 vjeçar të UEFA-s nga Kupat e Europës që la në fuqi edhe  CAS,  Gjykatat e Arbitrazhit Sportiv, ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri,

Skënderbeu është grumbulluar sot në Durrës ku do të zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri.

Nën drejtimin e Gentian Liçit dhe Ilir Bozhiqit, korçarët kanë zhvilluar në orët e pasdites seancën e parë stërvitore.

Të gjithë lojtarët që mbetën nën kontratë,  të pranishëm në seancën e sotme stërvitore ishin edhe disa të rinj. Me ekipin janë bashkuar dhe 5 lojtarët e përfituar nga ekipi Under19, Aldo Qoshku, Jorgo Qeleshi, Eqerem Liqeri, Flavio Demollari dhe Kosta Vangjeli.

Sakaq, Skënderbeu është në pritje të licencimit, ndërkohë në radhët e ekipeve të tjera vijojnë afrimet dhe largimet e lojtarëve, si pjesë e ndryshimeve, në prag të sezonit të ri futbollisitik.

Ndriçim Shtubina, pas dy sezoneve me Laçin, deklaroi largimin zyrtar nga kjo skuadër.

“Shumë faleminderit Laçit, për këto 2 vite që ishim bashkë. Po largohem me respektin më të madh,nuk dua të vazhdoj me listën e falenderimeve sepse lista ashtë shumë e gjatë”, ishte mesazhi që dha futbollisti shkodran./a.m/noa.al/