Transmetuar më 29-07-2019, 19:42

Në një stacion treni në Frankfurt të Gjermanisë, një tetëvjeçar është shtyrë bashkë me të ëmën drejt trenit, ndërsa ai humbi jetën.

Raportohet se personi që kreu krimin ishte një i huaj rreth të 40-ve, i veshur me të zeza.

Dëshmitarët e tmerruar thanë se e panë atë të shtyjë fëmijën dhe nënën e tij, 40 vjeç, përpara një InterCity Express në stacionin kryesor të Frankfurtit në orën 10:00.

Kjo ngjarje ndodh 10 ditë pas një tjetër e ngjashme u shënua në Gjermani, ku u shty një 36-vjeçare drejt shinave të trenit.

Nëna e djalit arriti të shpëtojë veten duke hyrë në një hendek të ngushtë midis shinave, por ajo humbi djalin e saj, që u godit  për vdekje nga treni.

Mediat lokale raportojnë se njeriu që kreu krimin ishte i veshur me pantallona të zeza dhe një T-shirt. Ai raportohet se bëri përpjekje, por nuk arriti të shtyjë një viktimë të tretë në stacion.

Motivi i këtij krimi mbetet i paqartë, ndërsa në përpjekje për të ikur personi që kreu krimin u arrestua nga policia, që për shkak të hetimeve, ende nuk ka dhënë informacion zyrtar lidhur me identitetin e tij dhe motivet e këtij krimi të rëndë. /a.m/noa.al/