Transmetuar më 29-07-2019, 10:53

Ekziston një ishull në Norvegji ku koha dhe ora nuk do të kenë më asnjë kuptim. Bëhet fjalë për Sommaroy, një vend peshkatarësh me 300 banorë që ka vendosur të ndryshojë oraret.

Qytetarët thonë që vuajnë nga koha konvencionale, në vendin, në veri të rrethit polar arktik, për shkak të stinëve ku ka ditë plotësisht të errëta ose plot me dritë.

Në mes të 18 majit dhe 26 korrikut, dielli nuk perëndon në Sommaroy për 60 ditë të plota, duke e bërë të vështirë për tu dalluar nëse është natë apo ditë.

Drita është vazhdimisht e pranishme dhe ne veprojmë në përputhje me rrethanat. Në mes të natës ju mund të shikoni njerëz në rrugë, fëmijë që luajnë futboll në orën 2:00 të mëngjesit, apo të rinj që bëjnë not.

Për këtë motiv qytetarët e Sommaroy në maj kanë krijuar një asamble për të vendosur të eliminojnë oraret dhe të krijojnë kështu të parën ‘time-free zone’, në botë.

Objektivi i kësaj iniciative është të garantojë një fleksibilitet të madh për qytetarët dhe rrjedhimisht për shumë turistë, që çdo ditë vizitojnë ishullin, shumë i vizituar për plazhet e bardha që ka.

Edhe të huajt duhet të përshtaten, duke i lënë orët e tyre në urën, që shënon hyrjen në qytezë. Megjithatë për ketë ide jo të gjithë janë dakord: Kjo mund të jetë e komplikuar për vizitorët, për oraret e check in dhe check out- tregon një pronar hoteli-por edhe për baret dhe restorantet’.

Propozimi i kësaj qyteze është eksportuar edhe jashtë kufirit të Sommaroy. Shumë qytete të tjera si Finnmark dhe Nordland, të cilët kanë vendosur të ndjekin të njëjtin shembull si ishulli. Lufta me kohën duket kështu vetëm në fillimet e saj.