Transmetuar më 25-07-2019, 10:25

Bregdetit tonë të mrekullueshëm Jon do t’i shtohet akoma më shumë atmosfera këtë fundjavë nga tingujt e një prej festivaleve më argëtuese jo vetëm për pushuesit, por edhe admiruesit e zhanreve të ndryshme muzikore. Telekom Electronic Beats dhe Turtle Fest do të hapin dyert e performancave fantastike në një prej perlave të plazheve të jugut, Drymadhes, duke nisur nga e premtja në drekë deri të dielën, përkatësisht në datat 26, 27 dhe 28 korrik.

Sébastien Léger, Gus Gus, Black Circle Jstar, Hito Saab, Galouchë, Oda, Ivana Dragsic, Dj Afreak, Mr. Cool, Janex, Ad Disha, Amer Doux  janë vetëm disa nga 45 artistët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia, Islanda, Franca, Japonia dhe shumë vende të tjera të cilët do të sjellin përgjatë tre ditëve e netëve të festivalit ritmet më të mira të muzikës house, pop, RNB, regge, funk dhe elektronike.

Nëse nuk e keni blerë akoma biletën dhe jeni përdorues aktiv i paketës Electronic Beats, ju mund të përfitoni 50% ulje nga çmimi aktual i biletës online për të tre netët e festivalit. Mënyra është fare e thjeshtë. Hyni në aplikacionin My Telekom dhe më pas në FunZone, merrni kodin e uljes dhe klikoni më pas këtu.

Ujërat e kristalta të Drymadhes me kurorën spektakolare të maleve mbi krye do të kujdesen që të relaksoheni më së miri gjatë ditës, ndërsa Electronic Beats dhe Turtle Fest 8 ju premtojnë netë të mahnitshme me ritme të freskëta. Mos i humbisni!