Transmetuar më 23-07-2019, 20:11

Lionel Messi po kalon pushimet me familjen në një ishull luksoz të Karaibeve.

Aty ndodhen pak pushues, të zgjedhur sigurisht, ku disa prej tyre kishin fatin të takoheshin me idhullin e tyre.

Pas takimit me legjendën e Barcelonës, një fëmijë anglez luajt edhe futboll më djalin e tij dhe madje edhe me Mesin. Ai i tha të përditshmes sportive argjentinase Ole:

“Messi ishte me familjen e tij në plazh.”

“ Unë isha vetëm dhe fillova të gjuaja topin disa metra andej nga ku ishin ata.”

“Jorge më hodhi një top dhe më pyeti nëse doja të luaja me ta dhe pastaj luanim futboll me Thiago dhe Messi për 45 minuta”.

“Thiago është një lojtar fantastik për moshën e tij dhe nuk ishte i trembur. Të luaja me Messi ishte e pabesueshme.”

“Gruaja e Messit përkthente, sepse fliste shumë mirë anglisht. Më vonë përfundova duke notuar me Messin dhe shkuam në një varkë të vogël e kaluam shumë kohë në ujë. Ai më ngriti lart mbi shpatullat e tij dhe Thiago më ndoqi kudo që shkoja. "

Djali anglez tha se Messi sillej si një baba normal dhe jo si yll futbolli. Ai dhe familja e tij u treguan të jashtëzakonshëm, duke lënë përshtypje të tilla për fëmijën dhe familjen e tij që kishin fatin ta takonin në ishull.

Pleshti është vendosur në një ishull të Karaibeve plot privaci dhe luks.

Ai dhe familja Messi ndodhen konkretisht në Long Island (Jumby Bay), që është i gjatë 2 kilometra.

Aty ndodhet një resort me 40 kamera, 13 vila dhe 21 rezidenca private, nga e cila më e kushtueshmja është 15 mijë e 500 euro për një natë.

Një shumë që nuk është asgjë për Messin, Antonela Roccuzzon dhe fëmijet Mateo, Thiago dhe Ciro.

Në këtë ishull dhe resort luksoz ka fusha tenisi, mundësi për sporte dhe zhytjes nën ujë dhe çdo gjë tjetër për ti bërë pushimet e familjes Messi sa më të gëzueshme para se argjentinasi të nisë një tjetër sezon të lodhshëm. /a.m/noa.al/