Transmetuar më 22-07-2019, 21:11

Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Enis Gavazajn.

Mesfushori anësor ka firmosur kontratë me skuadrën tone për dy sezone.

Futbollisti i lindur në Zhur të Prizrenit, i cili më pare është aktivizuar me Skënderbeun dhe disa ekipe belge, vjen nga skuadra bjelloruse e Dinamo Minsk.

Po sot Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Oumar Toured Camara.

Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.

Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit. /a.m/noa.al