Transmetuar më 21-07-2019, 18:40

Sot ishte fundjavë e nxehtë. Dhe ashtu siç ka ndodhur edhe vite të tjera, në të gjitha qytetet bregdetare, sidomos nga Tiranë në Durrës dhe rruga që të çon Vlorë, trafiku ishte i bllokuar për orë të tëra.

Në Shqipëri trafiku është më i madh dhe fluksi i papërballueshëm, sepse të gjithë duan të shkojnë në destinacion sa më shpejt, ndërkohë nuk ka mundësi alternative, si lëvizja me tren. Kjo për shkak të autoriteteve, që nuk kanë pasur vizionin e duhur, për të përballuar situata të tilla.

I madhi Dritëro Agolli jo më kot kishte ironizuar me krijimet e tij të famshme “kali dhe gomari”. Ai në fakt e lidhte ironinë me karrierën, por megjithatë, në rastin konkret sa “gomarë” dhe jo “kuaj”  kanë "punuar" për të shtuar stresin e qytetarëve, që mezi arrijnë të shkojnë me pushime në bregdetin më të afërt të vendit të tyre?!