Transmetuar më 19-07-2019, 12:57

Zbulohet e vërteta e ngjarjes që u raportua si përdhunim në grup ndaj një vajze 8-vjeçare në ambientet e një shkolle në Durrës.

Burime nga policia i thanë noa.al se nuk bëhet fjalë për abuzim por për të ngacmim seksual nga ana e një 16-vjeçari dhe një fëmije tjetër, ndaj së miturës.

Më konkretisht mësojmë se më 5 korrik, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhrit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R..

Kjo pasi i mituri dyshohet të ketë kryer veprat penale kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, vepër e cila dënohet me burgim gjer në pesë vjet burg.

Po ashtu ai akuzohet edhe për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, duke provuar kështu se e mitura është lidhur. Për më tepër për shkak të natyrës delikate të çështjes nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Ngjarja u shënua në një shkollë 9-vjeçare në shatin Arapaj, ku dhe u kryen veprat e turpshme, ku i mituri në bashkëpunim me një tjetër i kanë treguar organin gjenital vajzës si dhe e kanë prekur në pjesë intime.

Por nga ekspertiza mjeko-ligjore, vajza nuk rezultoi të jetë abuzuar seksualisht dhe se në këtë ngjarje janë të përfshirë vetëm dy djem.

“Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhrit të Prokurorit, ndaluan 16-vjeçarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç. Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në informacionin zyrtar. /a.y/noa.al