Transmetuar më 19-07-2019, 11:25

Ernest Gjoka shkarkohet nga drejtimi i Kukësit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në “Facebook”.

Ky vendim vjen pas barazimit 1-1 me Debrecen të Hungarisë dhe eliminimit të skuadrës verilindore nga Liga e Europës, pasi e kishte humbur 3-0 ndeshjen e parë.

“Trajneri Ernest Gjoka nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Kukësit. Vendimi është marrë pas rezultateve zhgënjyese të ndeshjeve kualifikuese të Europa League. Klubi ynë trajnerit Gjoka i ka dhënë gjithë mbështetjen e mundshme, sidomos pas rikthimit të tij në krye të pankinës së skuadrës nënkampione të Shqipërisë", thuhet në njoftimin në Facebook.

Kukësi pritet të riorganizohet, teksa edhe disa lojtarë aktualisht pa kontratë, janë në diskutim. Një prej tyre është edhe ish-sulmuesi i Kombëtares sonë, Valdet Rama. Skuadra verilindore, me trajnerin e ri dhe me merkaton që pritetnë ditët të vijim, ka si synim titullin kampion në edicionin që vjen.

“Shumë shpejt, klubi do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili objektiv kryesor do të ketë fitimin e titullit Kampion, Kupës së Shqipërisë si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës!!", mbyllet njoftimi./a.m/noa.al/