Transmetuar më 18-07-2019, 21:58

Dy shqiptarë, dënuar me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme, arratisen nga burgu helen.

Dy të burgosurit shqiptarë të moshës 31 dhe 33 vjeç pas arratisjes nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë, kanë alarmuar autoritetet greke, por edhe ato shqiptare.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të tyre.

Siç raportojnë mediat vendase, mungesa e tyre nga autoritetet e burgut u konstatua mëngjesin e të martës (16 korrik), kur dy shqiptarët munguan në apelin e mëngjesit.

Policia ka nisur kërkimet prej të martës, ndërsa janë njoftuar doganat, aeroportet etj, për të parandaluar daljen e tyre jashtë shtetit grek. /a.m/noa.al/