Transmetuar më 18-07-2019, 17:03

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka hedhur poshtë lajmet se është ndaluar nga policia austriake mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë.

Ai thotë se është ndaluar thjesht për konsultë ndërsa ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke thënë se është i lirë në Vjenë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosova.

Po ashtu ai ka falenderuar autoritetet austriake për korrektesën e treguar.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë, i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, deklaroi Haradinaj.

Lihet i lirë, vëllai i Haradinaj reagon pas ndalimit nga policia në Vjenë

Vjenë, ndalohet nga policia deputeti dhe vëllai i Ramush Haradinaj