Transmetuar më 18-07-2019, 16:49

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, ku gjatë kësaj vizite ka takuar Presidentin vendas Rexhep Taip Erdogan.

Por në vend të një takimi zyrtar, Rama është pritur në një takim më miqësor.

Kjo pasi ai ka shkuar në rezidencën verore të Erdogan, prej nga ka publikuar edhe një fotografi.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama dhe Erdogan përtej raporteve zyrtare, ndajnë edhe miqësi me njeri tjetrin. Ndërkohë lidhur me takimin e sotëm nuk dihet se çfarë është diskutuar./a.y/noa.al