Transmetuar më 18-07-2019, 16:38

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas ndalimit nga policia në Vjenë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia”, shkruan Basha.

Ai shton se është një tallje me faktorin ndërkombëtar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletë-arresteve.

“U bëj thirrje autoriteteve të Austrisë mike të refuzojnë këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë”, vijon më tej lideri i opozitës.

Kujtojmë se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet austriake, vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, u la i lirë. /a.y/noa.al

Vjenë, ndalohet nga policia deputeti dhe vëllai i Ramush Haradinaj

Lihet i lirë, vëllai i Haradinaj reagon pas ndalimit nga policia në Vjenë