Transmetuar më 18-07-2019, 16:02

Ndalohet në Vjenë nga policia austriake, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Dauti është njëherësh edhe vëllai i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Shkak për arrestimin e tij është bërë një fletëarresti e lëshuar nga Serbia.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë rreth orës 14.30 të kësaj të enjteje.

Nuk dihet ende se si do të veprohet më tej, teksa Haradinaj po i nënshtrohet verifikimeve të rastit. /a.y/noa.al