Transmetuar më 18-07-2019, 15:25

Presidenti Ilir Meta nënvizon domosdoshmërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Gjiuthçka duke i shërbyer njëkohësisht objektivit strategjik të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian gjatë Këshillit të tetorit.

Ky qëndrim i kreut të shtetit u bë teksa priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, ambasadorin Andrew Page.

Meta vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindjen se ato do të vijojnë të jenë edhe më dinamike në të ardhmen, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e shtuar të Britanisë së Madhe përmes burimeve njerëzore dhe financiare në ndihmë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik, sikurse u premtua gjatë Samitit të Londrës. /a.y/noa.al