Transmetuar më 18-07-2019, 13:32
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që rezultoi se kishte ndryshuar emër.

Kështu është arrestuar në hyrje për në Shqipëri një person i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure u bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali i shtetasit shqiptar Domi Vuksani, me emrin tjetër Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.

Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences në Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al