Transmetuar më 18-07-2019, 11:31

“Kam përshtypjen se kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin.”

Presidenti Ilir Meta lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh, u shpreh:

“Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin por përpara 17- 18 tetorit për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush të mos mendojë se do të dalë me kosto zero, sidomos ata që kanë punuar për të gatuar këtë rrëmujhane."

Meta i bëri këto deklarata nga Xhafzotaj e Durrësit, ku ndodhet në një aktivitet.

Lidhur me komisionin hetimor parlamentar, që kërkon shkarkimi e tij, Presidenti Ilir Meta shtoi se, “nuk kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor. I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë t’u themi shqiptarëve: Që e kishte fajin Edi? Luli e Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka qenë para Kroacisë por ku është Kroacia sot dhe Shqipëria sot.”

“Kush do të mbajë përgjegjësi”, shtoi pyetjen Meta.

/a.m/noa.al/