Transmetuar më 18-07-2019, 10:39

Të paktën 23 vetë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi të dyshuar për zjarrvënie në një studio filmash të animacionit në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Media lokale cituan policinë që konfirmoi se një njeri hyri në studion e filmave vizatimorë të enjten në mëngjes dhe se i dyshuari, një 41-vjeçar, hodhi benzinë ​​përpara se ta ndezë atë.

Disa njerëz ende mbeten të humbur.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës 10:30 të orës lokale (01:35 GMT). Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, thonë mediat lokale.

Burri ishte dëgjuar të thoshte “vdekshi” ndërsa i vuri zjarrin ndërtesës.

Nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë pasur ai me kompaninë.

Dëshmitarët okularë përshkruan ngjarjen me një shpërthim të fuqishëm, që më pas përpiu mes flakëve ndërtesën.

Ka frikë se më shumë viktima mund të jenë ende në katin e fundit, i cili ishte i mbushur me tym.

/a.m.noa.al/