Transmetuar më 17-07-2019, 21:46

Opozita shqiptare ka marrë një tjetër notë negative nga Departamenti Amerikan i shtetit, mbi vendimin për djegjen mandateve dhe bojkotin zgjedhjeve apo të institucioneve.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka deklaruar Philip Reeker Ndihmës sekretar shteti për Euroazinë, gjatë samitit në Uashington”.

Deklarimin gjatës ditës së sotme të Reeker e ka publikuar në Twitter ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber./a.m/noa.al/