Transmetuar më 17-07-2019, 19:16

Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, me gati po aq banorë sa Tirana, është një qytet piktoresk dhe i vizituar nga turistë anembanë botës.

I ndërtuar përmes një planimetrie, ku nuk guxon askush ta shkelë atë, Amsterdami nuk ka thuajse asnjë ndërtesë të lartë. Brenda lagjeve dhe ndërtesave të këtij qyteti triumfon gjelbërimi, lulëzojnë tulipanët, ekzistojnë kanalet e famshme që lidhen me detin dhe e has rrallë  asfaltin.

Pamjet nga lart të Amsterdamit e tregojnë më së mirë hijeshinë e këtij qyteti.

Bën kryeqytet bën kontrast me Tiranën, kryeqytetin shqiptar, i zhytur në kaos me ndërtime pa kriter.

/a.m/noa.al/