Transmetuar më 17-07-2019, 12:30
Dritan Veliu

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnje mëngjesin e sotëm, ku djali plagosi me sëpatë babanë.

Gjithçka ndodhi rreth orës 08:00 të kësaj të mërkure në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta” Lushnje, ku 30-vjeçari Dritan Veliu, goditi goditur me sëpatë babanë e tij, Kujtim Veliu, 67 vjeç.

I riu u arrestua nga policia pak pas ngjarjes, ndërkohë që u moshuari u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë.

Por duket se ngjarja e sotme ka qenë e paralajmëruar, për shkak se Dritani ishte denoncuar edhe më parë për dhunë në familje.

Jo vetëm kaq por i moshuari ishte me urdhër mbrojtje, por duket se për të sheshuar konfliktet e kishte pranuar sërish djalin në shtëpi.

Bazuar në dëshmitë e të afërmve dhe fqinjëve, i riu njihej si natyrë problematike, madje e kishte rrahur edhe herë të tjera të atin. Dyshohet se ngjarja e sotme ka ndodhur, për shkak se i riu i ka kërkuar para të atit, por ky i fundit nuk i ka dhënë. /a.y/noa.al

E rëndë në Lushnje! Djali godet me sëpatë babanë, në gjendje të rëndë