Transmetuar më 17-07-2019, 10:13

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shpreh mbështetjen e saj, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veruit.

Në një qëndrim të sajin, ajo riafirmoi perspektivën eeropiane të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se sheh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin,

ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta.

“Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaron Ursula von der Leyen.

Presidentja e re e KE u zgjodh këtë të martë me 383 vota, duke u bërë gruaja e parë që merr këtë post. /a.y/noa.al