Transmetuar më 17-07-2019, 08:41

Në fillim ishte zemërimi, zhgënjimi dhe më pas të ndjerit i pa pranuar… ndërsa më pas erdhi besimi dhe dashuria.

Pak ditë pasi lajmëroi martesën me partnerin e tij, biznesmenin amerikan Victor Allen, këngëtari italian Tiziano Ferro, ka bërë një rrëfim për “Corriere della Sera”.

Ai ka zbuluar se martesa me Victor Allen u mbajt fillimisht në Los Angeles në 25 qershor dhe më pas një ceremoni e dytë, në 13 korrik në Sabaudia, vendlindjen e këngëtarit.

Më tej ai ka folur edhe për homoseksualitetin, duke thënë se “Pas martesës Victor është pjesë e familjes time dhe kjo është një e vërtetë që nuk mund të fshihet”.

Tiziano ka treguar se deri para pak vitesh askush nuk e dinte se ishte homoseksual, përveç kishave dhe fletoreve të tij të shënimeve dhe jastëku i dhomës.

Ai shton se shikonte veten çdo mëngjes pa e vlerësuar veten, ndërsa më tej gjithçka mori kthesë tjetër, deri sa njohu dashurinë, shkruan noa.al.

“Unë jam katolik! Problemi në vendin tonë është se nuk besojmë mjaftueshëm në Zot. Lutemi por nuk dëgjojmë! Presim mrekulli dhe negociojmë arritjen e një zgjidhje, në këmbim të heqjes dorë nga diçka. Edhe unë jam katolik, por mesazhi që mbaj në zemër është ai i dashurisë universale, i mëshirës, i ndihmës reciproke dhe i respektit të të tjerëve. Zoti është simpatik! Është mrekulli çdo gjë që del më mirë nga sa e prisje. Është mrekulli, sa herë që jeta është më e bukur nga sa e kishe imagjinuar. Dhe disa ditë më parë, përpara dashurisë time, përballë malit tim, unë dhe partneri im u martuam. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për mua dhe Victor. Ky rast iu përket të gjithëve! I përket çdo djali që fshihet mes shkrimeve! I përket çdo italiani të lirë, të ndershëm dhe të dashuruar, ashtu si unë pas një Zoti simpatik”, shprehet këngëtari. /a.y/noa.al

Tiziano Ferro martohet me të dashurin