Transmetuar më 17-07-2019, 07:58

Një 65-vjeçar kolumbian u arrestua në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, pasi u kap me gjysmë kilogramë kokainë, të fshehur nën paruke.

Burri kishte mbërritur në Spanjë me një fluturim të nosit nga Bogota, në Kolumbi.

Ai u shfaq tejet nervoz para policisë, duke bërë që të ndalohet për një kontroll më të detajuar.

Policia krijoi më shumë dyshime për shkak të modelit të flokëve të tij, shkruan noa.al.

Aty u zbulua se bëhej fjalë për një paruke të studiuar me detaje, poshtë së cilës u gjet 503 gramë kokainë, me vlerë prej 30 mijë euro. Kjo bëri që personi në fjalë të arrestohet. /a.y/noa.al