Transmetuar më 16-07-2019, 22:14

Ka pasur reagime të shumta sidomos të shoqatave që mbrojnë familjen e rregullt e tradicionale, apo edhe ata që besojnë tek feja.

Tiziano Ferro u martua në datën 13 korrik me partnerin e tij amerikan Victor Allen, në një dasmë të organizuar në Sabaudia të Italisë në masa shumë të forta sigurie.

Këngëtari italian dhe biznesmeni amerikan  ishin prej më shumë se 3 vitesh të lidhur.

Ata vendosën ta kurorëzojnë me dasmë private këtë martesë.

Ai është një këngëtar shumë i dashur në Itali dhe më gjerë për suksesin në muzikë, ndër vite.

Pritej të kishte zhurmë  martesa e këngëtarit italian me partnerin 15 vjet me të madh.

Tiziano Ferro shkroi një letër të gjatë të publikuar në “Corriere della Sera”, për të sqaruar deri diku keqkuptimet.

Mes të tjerash ai thotë:

“Jam katolik, besoj tek mrekullitë dhe tek dashuria universale. Kam dëgjuar shumë njerëz që e heqin veten si të indinjuar kundrejt aktiviteteve që ne bëjmë për të mbrojtur të drejtat e homoseksualeve.”

“ Problemi është që në Itali, nuk besojmë më shumë në ZOT.”

“Lutemi por nuk dëgjojmë. Presim mrekullira dhe negociojmë ardhjen e një zgjidhje, në këmbim të një tjetër tërheqje nga diçka. Unë besoj në ZOT, jam katolik.”

“Zoti im është një Zot që fal dashuri, është një Zot simpatik”, shprehet Tiziano Ferro. /a.m/noa.al/