Transmetuar më 16-07-2019, 19:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një park lojërash në Indi.

Siç do të shikoni në videon e postuar në fund të shkrimit, një makineri lojërash, e mbushur plot me njerëz, thyhet në mes dhe rrëzohe.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 27 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Liqenin Kankaria të Ahmedabadit në Indi, ku makineria e cila lëvizte në lartësi u rrëzua të dielën në mbrëmje.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkak i rrëzimit ka qenë këputja e një kablloje. /k.k/noa.al/