Transmetuar më 16-07-2019, 18:18

Ata kishin 71 vite që ishin martuar, dhe ikën nga kjo botë në një ditë. Bëhet fjalë për çiftin Herbert DeLaigle, 94-vjeçar, dhe Frances Delaigle, 88-vjeçare.

Ata u ndanë nga jeta të premten e kaluar, në të njëjtën ditë, vetëm me 12 orë diferencë.

Dashuria e tyre nisi shtatë dekada më parë në një kafënë të Britanisë.

“Frances punonte në një kafene të vogël. E shihja atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund, e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë plaku Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.

Gjatë kësaj interviste, ai tregoi se në takimin e parë me të dashurën kishte vendosur të shkonte në kinema, ndërsa pas një viti i kishte bërë propozim për martesë.

Ata kishin qëndruar për gjashtë vjet në Gjermani, sepse burri shërbente si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. /k.k/noa.al/