Transmetuar më 16-07-2019, 14:36

Këngëtarja Merita Halili ka përjetuar emocion dhe përlotje mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”.

Gjithçka teksa tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si ti mbante lotët, teksa tregoi se ka sakrifikuar dhe është marrë shumë me vajzat.

“Kjo pasi Raifi në fillimet e para bënte tre punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë.

Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem”, tha këngëtarja.