Transmetuar më 16-07-2019, 11:24

Duhej një mbrëmje në çift në stil hollywoodian që Meghan Markle dhe princi Harry të shkëlqenin.

Kjo është dalja e parë në mbrëmje për Meghan pasi solli në jetë djalin e saj Archie, ku shihet në superformë.

Ajo u shfaq mjaft e lirshme teksa përqafoi Beyonce dhe më tej nisi të bisedonte me Jay-Z, ku shkëmbyen këshilla për prindërimin.

Meghan u paraqit me një fustan të zi dhe me një dekolte transparente, teksa flokët i kishte mbledhur.

Edhe Harry u shfaq mjaft elegant me një kostum të zi dhe pasion, teksa morën pjesë në premierën e filmit “The Lion King”, e mbajtur të dielën mbrëma në Londër. /a.y/noa.al