Transmetuar më 16-07-2019, 10:33

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur Albana Osmani do të largohet nga Top Channel pas 15 vitesh.

Lidhur me këtë lajm vetë moderatorja deri më tani kishte zgjedhur mos të fliste, mirëpo së fundmi ajo ka vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instastory, ku dhe të shumtë ishin ata që e pyetën se nëse është e vërtetë që do të largohej nga televizioni i njohur

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat Albanën e cila u përgjigj: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.

Ndërkohë një ndjekësi tjetër Albana ju përgjigj: “Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”.

Mirëpo, të shumtë ishin ata që e pyetën për festën e platformës private të këtij televizioni dhe mungesën e saj në koncertin e djeshëm në Sheshin Skënderbej. “I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!”, tha Osmani.