Transmetuar më 16-07-2019, 08:18

Në Tour de France, guximi i dy tifozëve teksa zhvillohej garë çiklizmi, nuk ka kaluar pa u vënë re.

Kjo pasi tifozët kanë ulur pantallonat dhe iu kanë kthyer të pasmet atletëve.

Kështu çiklisti i ekipit ‘Bahrein-Merida’, Sonny Colbrelli, qëlloi në të pasme njërin prej tyre.

Ky veprim u filmua nga një spektator i pranishëm, duke u publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkohë gara e çiklizmit u fitua nga Afrikano-jugori Daryl Impey, i cili la pas belgun Tiesj Benoot. /a.y/noa.al