Transmetuar më 15-07-2019, 20:41

Sekuestrohen rreth 4 kg Heroinë në në Itali.

Mësohet se droga u sekuestrua në komunën e Massa dhe Carrara, ndersa në pranga, mediat italiane shkruajnë se kanë përfunduar 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 italianë.

Mësohet se heroina u sekuestrua në kohën që po bëhej gati të trafikohej për në bregun e Apuan dhe Versilia.

Të arrestuarit mësohet se i përkasin moshave 30 deri 35 vjeç.

Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, ndërsa gjykata kishte dhënë masat e sigurisë të “arrestit me burg” për 4 të akuzuarit./a.k/noa.al/