Transmetuar më 15-07-2019, 19:53

Ish-ministri i Brendshë, dhe ish-kryetari i Partisë Socialsite për Tiranën, Saimir Tahiri, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetares së FRESSH për njësinë 6 në Tiranë, Rajselda Hamza.

Tashiri shkruan se “shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë”.

Duke u kthyer pas në kohë, ai shkruan se propozimi i tij për “vrasjen rrugore” nuk mori mbështetjen e Parlamentit.

Postimi i plotë:

Të preu jetën në mes një aksident i mallkuar. Punuam gjatë bashkë, e tani jam pa fjalë!

Shpikim aq armiq në të gjallë, sa harrojmë armiqtë e vërtetë që na marrin jetën, përditë.

Të ndrittë shpirti Rajs!

Propozova “Vrasjen Rrugore” dikur, por mbeti rrugëve të Parlamentit. Do mjaftonin vajzat e djemtë që kanë lënë jetën rrugëve nga aksidentet, për ta miratuar një herë e mirë, përpara se kërcitja e vdekjes në rrugë të na vijë te pragu i shtëpisë”. /k.k/noa.al/

Humb jetën në aksident kryetarja e FRESSH, miqtë përcjellin lajmin e kobshëm