Transmetuar më 15-07-2019, 16:48

Një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme, në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lartësisë së konsiderueshme.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë rreth arsyeve që e çuan drejt aktit ekstrem.

Dyshohet se personi, një burrë, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, teksa ende nuk dihet identiteti i tij. /k.k/noa.al/