Transmetuar më 15-07-2019, 15:27

Nëntë persona janë arrestuar në Krujë, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Masat e sigurisë “Arrest me burg” janë ekzekutuar për personat e mëposhtëm:

B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

Ndërkohë u bë arrestimi i shtetasit F. K., 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, dhe kapja e shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë".

Të gjithë personat e sipërpërmendur, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Policia ka kontrolluar edhe banesat e tyre ku u sekuestruan 3 armë zjarri pushkë, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare. /k.k/noa.al/