Transmetuar më 15-07-2019, 10:18

Një turiste angleze u dëbua nga kompania ajrore “Thomas Cook”, për shkak se quajti “terroristë”, disa pasagjerë myslimanë.

Gruaja, rreth 35 vjeçe, sapo u hipi në avion nisi që të fyente disa burra të veshur me veshje tipike myslimanë.

“Janë terroristë dhe unë nuk udhëtoj me ta. Jeni një staf i pështirë”, iu tha gruaja stjuardesave dhe punonjësve të sigurisë, duke e vonuar fluturimin me 70 minuta.

Avioni ishte nisur këtë të shtunë nga Dalaman, Turqi drejt Londrës, Angli. Gjithë skena u filmua nga disa pasagjerë dhe u publikua në rrjetet sociale.

Ndërkohë e gjithë situata u mbyll me dëbimin e gruas nga policia.

Pasagjerja Shamea Oldham, 18 vjeçe deklaroi se, “Ajo grua u ngrit në këmbë dhe vetëm fyente. Thoshte se myslimanët janë kërcënim. Fëmijët qanin në gjendje paniku.

Një zyrtar i kompanisë ajrore “Thomas Cook Airlines”, kërkoi ndjesë për gjithë sa ndodhi, duke deklaruar se dëbimi i gruas nga avioni, ishte më se i merituar. /a.y/noa.al