Transmetuar më 15-07-2019, 10:04
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari është I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap këtë të diel.

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij.

I riu akuzohet se më 7 korrik në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e thikës në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll., duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. /a.y/noa.al