Transmetuar më 15-07-2019, 09:06

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Derviçan, ku për pasojë një makinë tip Benz ka dalë nga rruga.

Mësohet se Benzi është përplasur me një furoristradë, duke bërë që gjashtë persona që udhëtonin në të dy mjetet të mbeten të plagosur.

Të dëmtuarit janë katër persona nga Elbasani dhe dy nga Gjirokastra. Mes të plagosurve një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al