Transmetuar më 15-07-2019, 08:58

Një ngjarje tragjike u shënua këtë të diel në kanionet e Holtës në Gramsh, ku rrjedha e furishme e ujit mori përpara 25-vjeçaren Desantila Sollaku, duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se vajza nga Lushnja bashkë me babanë Dritanin dhe vëllanë Denisin, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania, ishin ndaluar për të pushuar në kanione, pa e ditur se çfarë i priste.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, teksa mësohet se 25-vjeçarja do të largohej shumë shpejtë me të vëllanë në Gjermani, ku do të punonte si infermiere, profesion për të cilin ishte diplomuar në Tiranë.

Ndërkohë rrjedha e ujit mori përpara shtatë persona, mes tyre edhe katër fëmijë, por vetëm Desantila nuk mundi të shpëtojë.

Kujtojmë se ditën e djeshme një grup prej afro 30 personash u bllokuan në kanione, ku përveç Desantilës, të gjithë të tjerët u shpëtuan.

Mirëpo prurjet e furishme prej shirave të rëna rritën nivelin e lumit, duke çuar në bllokimin e turistëve.

Mësohet se grupi i turistëve ishte i paorganizuar dhe ka hasur vështirësi në kalimin e kanioneve, për shkak të prurjeve të furishme të ujit. /a.y/noa.al

"Dallgët ma përplasën një fëmijë në duar, vajza që u mbyt ishte larg", turisti rrëfen tmerrin në Holtë

Turistët bllokohen në kanionin e Holtës, gjendet trupi i pajetë i një vajze

Turistët bllokohen në kanionin e Holtës, gjendet trupi i pajetë i një vajze