Transmetuar më 15-07-2019, 07:55

Modelja Adrola Dushi ka zbuluar disa gjëra që ne nuk i dimë për të. E bukur, elegante dhe plot finesë, modelja e njohur duket perfekte, por në fakt, ashtu si ne, edhe ajo ka disa vese.

Adrola ka rrëfyer në “Prive”, tri veset e saj që me siguri nuk i kishit ditur, madje njërin prej tyre ia marrin edhe si flirt.

-Ha thonjtë.

-Kafshon faqet.

-Kur është e stresuar përdredh flokët (gjë që ia marrin për flirt).

“Kur unë jam super e stresuar kam tri vese që e di që s’janë të mira realisht. Njëri është që unë ha thonjtë dhe prandaj tani i mbaj me xhel, që të mos i ha se më thyhen dhëmbët. E dyta është që kafshoj faqet. E treta është diçka që mua ma marrin si flirt njerëzit, por realisht unë kur përdredh flokët nuk jam fare aty, jam në botën tjetër. Ky është vesi im që fëmijë, që nuk e heq dot. Por nuk kam asnjë arsye tjetër, përveçse është moment kur jam e stresuar”, është shprehur Adrola.