Transmetuar më 14-07-2019, 23:48

Tjetër ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Vlorë.

Një person ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 21:10, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike në një kabinë në fshatin Alikokë.

Bëhet fjalë për një 63-vjeçar me inicialet N. L., i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Më parë gjatë ditës në qytetin e Vlorës një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja u shënuar rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar./a.k/noa.al/