Transmetuar më 14-07-2019, 19:48

Përfshihet nga flakët një automjet në Fier.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “1 Maji”, të qytetit.

Në momentin që makina ka marrë flakë, ishte e parkuar, ndersa ngjarja ka ndodhur pak pasi drejtuesi i saj ka zbritur nga mjeti.

Dyshohet se shkak i flakëve në automjet, të jetë një shkëndi elektrike.

Mësohet se automjeti tip Ford Fokus, ishte në pronësi të qytetarit Aurel Hoxha.

Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e lagjes.

Ndërkaq po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/