Transmetuar më 14-07-2019, 18:54

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gramsh.

Mësohet se trupi i pajetë i një vajze 25-vjeçare është gjetur e mbytur në Kanionin e Holtës, pasditen e sotme.

Trupi i saj u gjet i pajetë në dalje të kanionit.

Sipas Neës 24, viktima është shtetasja me inicialet E.S.

Disa turistë shqiptarë mbetën të bllokuar në Kanionin e Holtës.

Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Mësohet se 3 turistë shqiptarë kanë humbur kontaktet

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje./a.k/noa.al/