Transmetuar më 14-07-2019, 17:46

Shpëtohen katër turistët e parë të bllokuar sot në kanionet e Holtës, në Gramsh.

Mes tyre ka edhe fëmijë, teksa vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë.

Për fat të mrië, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa edhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se shkak i bllokimit të tyre ka qenë prurja e papritur e ujit në kanion.

Edhe tre ambulance kanë shkuar pranë personave të bllokuar. /k.k/noa.al/

Bllokohen në kanionet e Holtës disa turistë, emergjencat u shkojnë në ndihmë