Transmetuar më 14-07-2019, 17:08

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri e 33-vjeçarit shqiptari, në Athinë të Greqisë.

Gazetarët e mediave të vendit fqinj shkruajnë se ka dyshime që ngjarja të ketë lidhje me prishjen e pazareve të drogës.

Ai është qëlluar nga afër, dhe mësohet se është vrarë pas takimit që ka pasur me një person.

Mjekët ligjorë kanë bërë të ditur se shqiptari është qëlluar me dy plumba, në shpinë dhe në këmbë.

I riu u transportua për në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë aty.

Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Tjetër viktimë, ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Athinë