Transmetuar më 14-07-2019, 14:57

Një grua e moshuar 75-vjeçe është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Vlorës, pranë rrethrrotullimit te “Omonia”.

E moshuara është transportuar menjëherë për në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i  mjetit tip “Benz” është shoqëruar në polici. /k.k/noa.al/