Transmetuar më 14-07-2019, 11:06

Aksident i rëndë rrugor me pasojë një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Vorë, ku një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe nga përplasja ka gjetur vdekjen pasagjerja e cila udhëtonte me furgonin, ndërsa drejtuesi ndodhet në gjendje të rëndë.

Menjëherë pas aksidentit shoferi është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe personit të plagosur dhe as shkaqet që shkaktuan aksidentin e rëndë.

Policia e cila ka shkuar bë vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tij./b.l/noa.al/