Transmetuar më 14-07-2019, 10:54

Anija italiane ‘LAMACOIA’ 23 m e gjatë me flamur Italian, e cila në bord mbante 7 persona është shpëtuar nga mbytja.

Rojet bregdetare shqiptare në Vlorë kanë bërë të mundur shpëtimin e 7 personave me shtetësi serbe të cilët po udhëtonin me jaht gjatë natës së djeshme.

Mësohet se anija kishte vërejtur një avari, defekt në të cilin nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas avarisë anija ka lëshuar sinjalin SOS, alarm pas të cilit kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për shpëtimin e tyre.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit me flamur italian i cili ndodhej 22 milje detare në veri-perëndim të ishullit të Sazanit, pranë Lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Për këtë operacion shpëtimi u angazhua anija e gatshme Sazan P- 116, e ndërsa është komunikuar edhe me kapiterinë e porteve dhe policinë kufitare.

Rreth orës 04:10 mbërriti ne portin e Vlorës anija e R/B me mjetin që po rimorkionte. Gjendja e ekuipazhit ishte e mirë./b.l/noa.al/

Foto ilustruese