Transmetuar më 14-07-2019, 10:27

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë mëngjesin e  sotëm.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Alket Preka, banues  në Shkodër.

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj- Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./b.l/noa.al/