Transmetuar më 14-07-2019, 09:58

Katër automjete luksoze, të cilat dyshohet se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale, janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Lezhë në sajë të operacionit “Luksi”.

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L., i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./b.l/noa.al/